Shkolla italiane e trajnerëve është një nga më të mirat në futbollin profesionist, por asnjë përfaqësues nga apeninet nuk është përzgjedhur në listën finale për pankinën e vitit.
FIFA ka zgjedhur emrat që do të garojnë për trofeun individual, dhe bie në sy se mes kandidatëve janë plot 3 argjentinas.
Natyrshëm në listë është favoriti numër 1 Jurgen Klop që fitoi Ligën e kampioneve me Liverpulin. Trajneri karizmatik shihet si ai që do të triumfojë për pankinën e vitit.
Por kuota të larta ka gjithashtu Marselo Gajardo, fitues Kupës Libertadores me River Plejtin, Rikardo Gareka që coi perunë në finalen e Kupës së amerikës, apo Pep Guardiola që rrëmbeu titullin dhe dy kupa në Angli me Mancester Sitin.
Të tjerë të njohur që garojnë për cmimin e trajnerit të vitit janë Poçetino finalist në Champions me Totenhemin, Fernando Santos që fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren portugeze, trajneri i Ajaksit Ten Haag, si dhe seleksionerët e Algjerisë, Francës dhe Brazilit.
Fituesi do të shpallet në një mbrëmje gala’ në Milano në 23 Shtator.
Top Channel