Një 27 vjeçar me iniciale L.F., lindur në Bukuresht dhe banues në Tiranë, është arrestuar nga policia për shkak se u shiste lëndë narkotike Heroinë në qytetin e Tiranës, kryesisht në sheshin “Shtraus”, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit, 27-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje, u kap në flagrancë me doza lënde narkotike Heroinë, të gatshme për t’u hedhur në treg në zonën pranë sheshit “Shtraus”, ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar Heroinë, një peshore elektronike, për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në sasira të vogla, 35.000 lekë të grumbulluara nga shitja e lëndës narkotike Heroinë dhe një celular.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Top Channel