Pritet të jetë kreu i SPAK, ‘belgu i rreptë’ surprizon në seancën për Dumanin: S’kam asnjë pyetje

30/07/2019 10:23
Theo Jacobs

Theo Jacobs është vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili në procesin e vetting-ut njihet për pyetjet e forta që u drejton prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. Por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ‘belgu i rreptë’ ka surprizuar kur ka deklaruar se nuk kishte asnjë pyetje për prokurorin Altin Dumani.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Altin Dumani është prokuror i Apelit për Krimet e Rënda dhe në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i SPAK. Dumani shihet si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësistë e larta profesionale.

Sa i përket seancës në KPK, ILDKPI ka raportuar se Dumani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka bërë fshehje dhe ka burime të ligjshme financiare. Edhe DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Altin Dumanit për të vijuar detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA