“Eva Dumani nuk kthehej, thoshte se ka amanetin e babit”/ Exclusive, shqiptarja e rekrutuar nga Xhihadi që u riatdhesua: E njoh personalisht, gjyshja e tyre…
23 drejtues mjeti kanë rënë në pranga gjatë javës së fundit pasi janë kapur të dehur në timon, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, apo për veprën penale të “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimin e ka bërë publik Policia e Tiranës e cila thotë se në funksion të planit të veprimit janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë
Rrugorët e Tiranës përgjatë javës, kanë ndjekur dhe zbatuar detyrimet e planit të veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore, si dhe patrullimet me përzgjedhje gjatë fundjavës, për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shpejtësia mbi normat e lejuara, etj.
Në funksion të planit të veprimit, përgjatë javës,
Top Channel