Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në portin dhe gjirin e Vlorës operojnë 15 subjekte me anije +12 pasagjerë për sezonin turistik 2019.

Duke marrë shkas nga situata e fundit që ndodhi në bordin e anijes turistike AQUAMARINE, e cila u përfshi në flakë deri në djegien e plotë të saj duke rrezikuar jetën e njerëzve që ishin në bord e që falë shpejtësisë dhe aftësive personale e profesionale arritën të shpëtonin veten nga flakët.

Djegia e anijes krijoi një imazh jo të mirë për turizmin dhe Vlorën dhe në po atë ditë Kapiteneria e Portit Vlorë u vu në lëvizje duke marrë një sërë masash dhe kontrollesh të detajuara të pajisjeve të zjarrfikëse në këto anije turistike te cilat rezultuan 98% konform certifikatës së regjistrit detar shqiptar që është përgjegjës për numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikëse në bazë të kapacitetit të anijes dhe tipit të saj.

Anijet që nuk plotësonin kërkesat në lidhje me mjetet zjarrfikëse të cilat duhet të ishin në bord të kolauduara u bllokuan nga Kapiteneria e Vlorës deri në plotësimin e tyre.

Gjithashtu një masë tjetër për anijet turistike +12 pasagjerë u mor për ndalimin e lundrimit natën me pasagjerë në bord.

DPD nxit çdo turist, person apo autoritet që të denoncojë rastet kur anijet turistike shkelin standardet apo çdo lloj shkelje që vini re gjatë udhëtimeve pasi masat do të jenë shumë të rrepta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA