Nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit, 17 të shoqëruar nga policia e Bulqizës
30/07/2019 19:17
Policia e Bulqizës ka shoqëron 17 banore të fshatit Zerqan në komisariat pasi pak ditë më parë banorët nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit ku do të shërbejë për një tjetër fshat.
Sipas banorëve të fshatit Zerqan të cilët janë mbledhur para komisariatit marrja e ujit është një grabitje, ata shprehen se për ndërtimin e ujësjellësit bashkia nuk është konsultuar me banorët.
Zerqani prej vitesh po vuan për ujë të pijshëm dhe vaditës.
E vetmja shpresë për ta është vendburimi Gurra e Zabelit të Madh, ku dhe po ndërhyhet për tu marrë.
Top Channel