Fier/ Dyshohet se goditi me thikë bashkëmoshatarin, ndalohet nga policia 43-vjeçari
30/07/2019 17:13
Një 43 vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
43-vjeçari M.K dyshohet se ka goditur me thikë 45-vjeçarin A.Xh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit:
M.K, 43 vjeç, banues në Fier.
Në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh, 45 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Top Channel