Dështoi në dy objektiva, De Laurentiis “i sulet” Icardit

30/07/2019 14:16

Pasi dështoi të sjellë në dispozicion të Ancelottit James Rodriguez-in dhe Nicolas Pepe-n, presidenti i Napolit po nxiton të afrojë sa më shpejt sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili është i vetmi objektiv madhor që ka mbetur për momentin.

Aurelio De Laurentiis është takuar me Marotën gjatë mbledhjes së Ligës ditën e djeshme dhe ka nisur negociatat e para, ndonëse jo zyrtare, duke marrë edhe informacione mbi pretendimet e klubit zikaltër.

Paralelisht me presidentin, edhe Drejtori Sportiv Giuntoli vazhdon negociatat me Uanda Narën, pasi në Napoli duan që Icardi t’i bashkohet projektit të klubit, me bindje të plotë, pa pasur dyshime apo pishmane për zgjedhjen e tij.

Edhe trajneri Ancelotti e ka dhënë tashmë miratimin e tij, ndërsa mbetet për t’u diskutuar edhe shifra e transferimit, pasi zikaltrit kërkojnë rreth 80 milionë euro, shumë që konsiderohet e lartë nga Napoli, për një futbollist që nuk bën pjesë në planet e klubit aktual.

Megjithatë gjërat duken në rrugë të mbarë dhe në ditët në vijim pritet që të vijë edhe ofensiva zyrtare e napolitanëve, që pritet të prezantohen në zyrat zikaltër me një ofertë prej rreth 60-65 milionë eurosh, për të bindur drejtuesit e Interit të heqin dorë nga Icardi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA