Pas stadiumit ‘Arena Kombëtare’ dhe planit për ndërtimin e Teatrit Kombëtar me Partneritetin Publik-Privat, Qeveria shqiptare planifikon që edhe godina e re për Bibliotekën Kombëtare dhe Kampusi i ri Universitar në Tiranë të ndërtohen në të njëjtën mënyrë.
Është vetë kryeministri Edi Rama që njoftoi se Qeveria planifikon që këto dy institucione të ngrihen nëpërmjet PPP-ve.
“Si do ta ndërtojmë ne Bibliotekën Kombëtare? Do t’i lëmë librat të kalben në tokë? Biblioteka kërkon më shumë se teatri. Si do ta ndërtojmë ne Kampusin e ri Universitar? Do të ftojmë investitiorët. Këtë e duam tani se nuk do të presin gjeneratat sa të mbledhim ne lekët”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se PPP-të nuk janë një shpikje e tij personale, por një mënyrë për të realizuar më shpejtë projektet.
Rama nuk tërhiqet për Teatrin Kombëtar: Nuk rikonstruktohet. Shumica është e qartë
Vendimi për negociatat, Rama: Në tetor mund të ndodhë gjithçka
Top Channel