Mesditën e sotme flakët e zjarrit kanë përfshirë vendin e quajtur “Këneta e Zezë” e cila ndodhet në fashatin Strum te bashkisë Roskovec në qarkun e Fierit.

Mësohet se vatra e zjarrit ka përfshirë një hapësirë të madhe toke, rreth 2 kilometra, ndaj për këtë arsye rrezikohen shumë sera dhe banesa të ndërtuara nga qytetarët rreth kënetës.

Forcat zjarrfikëse dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje per të neutralizuar flakët të cilat për shkak te erës janë përhapur edhe me shumë. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende publike por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar në njerëz.

“Këneta e Zezë” shtrihet në një sipërfaqje prej dhjetëra hektarësh në zonën e Roskovecit duke intriguar ndër vite biologë dhe studiues. Kjo kënetë u tentua te thahej gjatë komunizmit por burimet e saj të pashtershme ujore detyruan autoritetet e kohës të hiqnin dorë nga ky plan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA