Za Fest nisi para tre vitesh, me idenë fillestare të Vlashent Satës për të bërë bashkë disa artistë për të pastruar mbeturinat në Theth dhe gjatë atyre ditëve të zhvillohej festivali me këngë e rrëfenja të asaj zone.
Në vendin ku frymojnë vetë këto legjenda ky festival u rrit dhe tashmë vjen me një program të ri edhe për këtë vit që do të mmbahet nga data 2 deri më 4 Gusht.
“Dhe zemra e këtij festivali është edhe biseda që do të bëhet në datë 4 si një formë përmbushjeje që do të jetë mbi të shkuarën, rrënjën, të tashmen dhe projektimin tonë për të ardhmen.
Për të bërë diçka përtej anës artistike të argëtimit dhe bashkimit nëpërmjet artit”, shprehet Vlashent Sata.
Elina Duni, Piers Faccini, Bob Berky, Vlashent Sata do të sjellin tingujt surprizë, dhe e gjitha do të mbyllet nën zërin rrëfenjës së Arbenn Bajraktarajt, me poezi, gojëdhëna dhe tregime. Ky prezantim projekti u bë në shtëpinë e Evropës, me Delegacionin e BE, si mbështetës kryesor i Festivalit.
“Ai mesazh që do të përcojë Za Festi është pikërisht mesazhi që dëshiron të përçojë BE në Shqipëri, pasi ky mesazh është në përputhje të plotë me politikat e BE, si për kulturën, për artin, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë në veçanti. Idea është që ne të bashkojmë njerëzit me anën e kulturës dhe të artit dhe në veçanti këtë gjë ta bëjmë në veri në Shqipëri. Dhe qasja jonë në këtë festival vjen me tre fjalë: Rigjallërim, zhvillim dhe ruajtja e kulturës”, tha Luigi Soreca.
Pavarësisht besnikëve të vet, frekuentueshmëria e Festivalit mbetet ende një surprizë. Za Fest mbështet mediatikisht nga Top Channel.
Top Channel