Përfundon Turi i Francës/ Kolumbiani Bernal bën historinë

29/07/2019 12:53

Egan Bernal i merr fronin e kampionit të Turit të Francës britanikut Geraint Thomas.

Çiklisti kolumbian i Ineos është zyrtarisht fituesi i këtij evenimenti shumë të rëndësishëm duke shkruar historinë në këtë eveniment. Në moshën 22 vjeçare, Bernal bëhet çiklisti më i ri që triumfon në Turin e Francës, ndërkohë që ai është edhe kolumbiani i parë që e arrin një sukses së tillë.

Nën diellin që perëndonte pas Harkut të Triumfit, Bernal e mbylli Turin e Francës prej 21 etapash me një diferencë kohore prej 1 minutë e 10 sekondash nga Thomas që u rendit në vendin e dytë.

Kolumbiani e fitoi praktikisht titullin e kampionit në etapën e 20 dhe ajo e fundit ishte thjesht një paradë për të në rrugët e Champs Elyseee.

Ceremonia e dorëzimit të trofeve ishte emocionale me Bernal që vendosi dorën në zemër në momentin e ekzekutimit të himnit kolumbian.

Përsa i përket etapës së fundit të Turit të Francës, ajo u fitua nga Caleb Ewan me australianin që regjistroi suksesin e tij të tretë në këtë aktivitet.

Duke u kthyer te suksesi i Bernal, tifozë kolumbianë që ndodheshin në Parisi u afruan me entuziazëm autobusit të çiklistit për të pritur heroin e tyre, ndërkohë që edhe në Kolumbi tifozëve të shumtë të mbledhur ishte e jashtëzakonshme.

Top Channel