Jemi në Ulqin, e ndërsa shëtitorja është plot me njerëz, plazhi duket më i qetë. Nuk janë vetëm vizitorë të zakonshëm, por edhe dashamirës të letërsisë, sepse ne jemi në Panairin e Librit që çdo vit mbahet këtu në Ulqin. Ne do të mësojmë cilat janë disa nga titujt më interesantë, ç’bëhet me letërsinë në Ballkan, le të eksplorojmë së bashku këtë hapësirë të panairit.

Në këtë Panair marrin pjesë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja Hercegovina.

“Kam marrë librin e James Joyce, për arsye se është një ndër autorët më të mirë që kam lexuar dhe Jose Luis Borges “Qënia Imagjinare”. Si të duket gjendja e letërsisë në rajon? Ka talent shumë, mirëpo talentet po bien poshtë, kurse njerëzit që nuk kanë vlera po ngrihen përpjetë.

Sepse është më shumë politikë e shtëpive botuese.

Libri si paqësor që është ka shërbyer më shumë që të depërtojë nëpër këto kufij ku forma të tjera të bashkëpunimit kanë qenë më të rezervuara.

Interesi i pushuesve është i madh, por blerja e vogël. Interesimi nuk është shumë i madh. Shkak i rrjeteve sociale, megjithatë kush është i interesuar e gjen librin.

Do marr diçka për vete, diçka për vajzën, diçka për bibliotekën, sepse jam drejtoreshë e Bibliotekës së Ulqinit. Më shumë lexohet letërsi gjatë verës, por edhe libra historikë”, ishin disa nga opinionet e qytetarëve.

Muzgu i ditës së dytë na gjen edhe në një mbrëmje të veçantë për panairin e 19 të librit këtu në Ulqin, sepse për herë të parë do të ndahen edhe disa çmime, në skenën verore këtu në Kalanë e Ulqinit.

Panairi i Librit të Ulqinit tanimë, është një nga aktivitetet kulturore-turistike më të konsoliduara në rajon, që i ka shërbyer dhe i shërben më së miri komunikimit përmes vlerave të veçanta dhe autentike popujve të këtij rajoni.

“Në të gjitha rastet letërsia është atdheu i njerëzve të lirë dhe duke qenë i tillë mendoj që panairet janë një shanc për të thirrur kujtesën. Në këtë moment ne jemi në Kështjellën e Balshajve dhe këtu flitet për librin”, thotë Behar Gjoka.

“Unë jam këtu edhe pse romani im i fundit “Ditët e lakuriqve të natës” ka sjellë kopjet e para të lirit këtu në këtë panair. Pra sot fillon jetën edhe ky libër i tretë i imi në gjuhën boshnjake”, tha Namik Dokle.

Pjesë e panairit ishin edhe dy takime me shkrimtarët Fatos Kongoli dhe Ballsha Bërkoviq.

“Të shkruarit doli për mua një sëmundje shumë më e fortë, se sa sëmundja që desh më hëngri kokën”, tha Fatos Kongoli.

“Në vecanti më kënaq fakti që këtu na ka mbledhur letërsia, në një kohë kur vendin e saj e ka zënë reality show”, tha Ballsha Bërkoviq.

Veprën më të mirë në prozë mes dy panaireve dhe ekspozuar në këtë Panair me çmimin letrar “Liburnia”, e fitoi shkrimtari Mehmet Kraja.

“Zakonisht shkrimtarët thonë që cmimet nuk e bëjnë letërsinë, por e vërteta është që shkrimtarëve ju pëlqen të marin çmime”, tha Mehmet Kraja.

Veprën më të mirë për fëmijë botuar mes dy panaireve dhe ekspozuar në këtë Panair me çmimin “Dega e ullirit” e fitoi Visar Zhiti me librin “Të rritesh nga dashuria”, kushtuar të birit.

‘Ky është një libër që në fakt ne kujtonim se po rrisnim dajlin, në fakt ishte djali që po na rriste ne”, tha Visar Zhiti.

“Është mirë të lexojmë autorët tanë, t’i vlerësojmë ata. Të kuptojmë vetveten nëpërmjet letërsisë së tyre”, tha Irena Toçi.

Të kthesh sytë nga letërsia në kohën kur mbizotëron spektakli nuk është edhe aq e lehtë. Ç’rëndësi ka nëse ka shitje apo jo? Në fund të fundit letërsia është një vlerë e qëndrueshme dhe këtë mesazh ka dashur të përcjellë edhe ky Panair.

I treti për nga rëndësia në botën shqipfolëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA