Pas betejës elektrizuese deri në javën e fundit për titullin kampion në futbollin anglez, Liverpul dhe Mançester Siti do ta rinisin aty ku e lanë, por me ndryshimin e vetëm se mes tyre do të dorëzohet menjëherë një trofe.

Kampionët e Europës do të përballen me kampionët e Anglisë në Superkupën vendase, një ndeshje që ka zgjuar kërshërinë e tifozëve në garë për një biletë në stadiumin Uembli të dielën.

Liverpool ka vuajtur një fazë përgatitore katastrofike duke humbur 3 nga 6 miqësoret parasezonale. Mbrojtja që ishte krenaria e Reds e që i shpalli kampionë të kontinentit, tani i përngjan shpesh një rreshtimi amator të cilën armata e trajnerit Pep Guardiola nuk mund ta falë.

Për Reds do të mungojë Mane’ që u impenjua në Kupën e Kombeve, ndërsa Xherdan Shaqiri është në dyshim prej një dëmtimi.

Në kampin tjetër Mancester Siti pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë, blerjen e re Rodri. Trajneri Guardiola me gjasë do të vendosë bast te formacioni më i fortë të dielën, njësoj sic bëri me Celsin në vitin 2018, kur në lojë ishte i njëjti trofe.

E veçanta e kësaj përballjeje është se do të lejohen nga 6 zëvendësime për secilën skuadër, e me Klop dhe Guardiolën në pankinat respektive, është thuajse e sigurt se cdo mundësi ndërrimi do të ezaurohet para fundit të kohës së rregullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA