Noti amerikan ka gjetur Micheal Phelpsin e ri. Bëhet fjalë për Caeleb Dressel, i cili ka garuar përkrah legjendës së kësaj disipline sportive në stafetën 4×100 stil i lirë në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros në vitin 2016.

Notari amerikan që në 16 gusht do të festojë 23 vjetorin e tij të lindjes ishte ylli që shkëlqeu në Botërorin e Notit të Gwangju në Korenë e Jugut dhe që u mbyll këtë të diel.

Caeleb Dressel vendosi një rekord në këtë kampionat teksa në total fitoi 8 medalje, 6 të arta dhe 2 të argjendta. Ai triumfoi në garat 50 dhe 100 m stil i lirë, 50 dhe 100 m stil flutur dhe stafetat 4×100 m stil i lirë për meshkuj dhe të përzier. Përsa i përket medaljeve të argjendta, ai u rendit i dyti në stafetën 4×100 m stil i përzier për meshkuj dhe në atë 4×100 m stil i përzier për ekipe me meshkuj e femra.

Në Botërorin e Koresë së Jugut Dressel vetëm sa e pasuroi akoma më shumë Palmaresin e tij të medaljeve. Në kampionatin botëror të Budapestit në 2017 ai fitoi 7 medalje të arta duke barazuar rekordin e vetë Phelps të regjistruar në Botërorin ne notit në Melbourne të vitit 2007.

Rezultatet e Dressel në këtë kampionat i tremb jo pak të gjithë rivalët e tij, Kurt ka mbetur më pak se 1 vit nga fillimi i Lojërave Olimpike të Tokios ku skuadra e SHBA shihet si një prej skuadrave favorit.

Dressel në eventin më të rëndësishëm sportiv do të tentojë të thyejë rekordin e Phelps të vitit 2008 me 8 medalje të arta olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA