Një 40 vjeçar me iniciale A.B., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.
Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, rrugorët e kryeqytetit gjatë fundjavës, kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko” drejtuesin e mjetit me iniciale A. B, 40 vjeç, i cili gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e testimit për alkool, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Në këto kushte efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Çfarë i ke këto? Nga ky moment je i arrestuar, fike makinën”, urdhëron polici shoferin, i cili është filmuar teksa i jep një shumë lekësh.
Top Channel