Artisti polak Mario ka kaluar më shumë se dy dekada duke gdhendur në brendinë e shtatë kishave në shpella në manastirin Shën Simonit dhe kompleksin mbi kodrinat Mokkatam në Kajro, me mbishkrime të frymëzuara nga histori biblike.

Dhe të gjithë këtë, për të përmbushur dëshirën e një prifti që e kish takuar marion në fillim të viteve 1990 në kajro. “dua të kthej malin në një bibël të hapur”, kujton Mario ti ketë thënë prifti asokohe, kur ai nuk kishte eksperiencë në skulpturë.

Por, polaku, bleu një trapan elektrik, dhe një çekiç, dhe brenda disa ditësh, kish përfunduar gdhendjen e parë. Ajo rrëfente historinë e mrekullisë së lëvizjes së malit Mokkatam, që thuhet se u bë në shekullin e 10 nga dy njerëz, Simon dhe Tanner, për të provuar fuqinë e besimit.

“Nuk e kisha idenë që skulptura do të ishte një talent i imi, por rezultoi kështu sic mund ta shikoni”, thotë ai.

Shumë nga shkrimet e gdhendura, tregojnë histori nga dhjata e re. Marios i duhen nga pesë ditë deri në gjysmë viti për të përfunduar një gdhendje, kjo, në varësi të modelit. Vetë mario thotë se puna e tij ka si qëllim të rrëfejë historitë e këtij mali dhe të krishtërimit në përgjithësi. Unë dua ti lë ato të gdhendura për gjeneratat e ardhshme – thotë ai.

FOTO GALERI
13/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA