Egan Bernal është praktikisht fituesi i Turit të Francës së këtij viti. Në etapën e 20 që ishte edhe e parafundit ciklisti kolumbian arriti të mbrojë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të fituar në etapën e 19 dhe tani përgatitet të festojë zyrtarisht këtë sukses për më tepër që ai bëhet kolumbiani i parë që fiton Turin e Frances.

Kampioni i vitit të kaluar, Geraint Tomas këtë radhë u detyrua të kënaqej me vendin e dytë në renditjen e përgjithshme ndërsa në vendin e tretë është holandezi Kruijsëijk.

Përsa i përket etapës së 20, ai që e kaloi i pari vijën e finishit të saj ishte italiani Vincenzo Nibali i cili u shkëput nga rivalët e tij vetëm në ngjitjen e fundit duke lënë pas dy spanjollët Alejandro Valverde dhe Mikel Landa. bernal dhe Thomas që janë dy kapitenët e skuadrës Ineos u renditën në vendin e 4 dhe të 5 duke lënë pas të gjithë rivalët e tyre përsa u përket kundërshtarëve të tyre kryesorë për titullin e Turit.

Përsa i përket heroit të francezëve për këtë vit, Julian Alaphillipe që e mbajti Fanelën e Verdhë të Turit për 14 ditë, përpara se të dorëzohej në etapën e së premtes, humbi terren dhe zbriti në vendin e pestë në klasifikimin e përgjithshëm

Top Channel