Mbrëmjen e djeshme pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur nga të shtënat me armë në ambientet VIP të një diskoje të njohur në zonë.

Një grup personash janë përleshur për shkaqe të panjohura e më pas kanë përdorur armët në ambientet e lokalit.

Policia ende nuk ka një njoftim përfundimtar për ngjarjen ndërsa mësohet se nga punonjësit e policisë lokale nuk kanë raportuar prova për të shtënat me armë.

Nga incidenti një vajze është lënduar me mjete te forta gjatë përleshjes dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Edhe më herët në lokalet e natës në plazhe kanë ndodhur ngjarje të ngjashme kjo për shkak se ato janë jashtë kontrollit të Policisë së Shtetit. 

FOTO GALERI
2/5
FOTO NGA VENDNGJARJA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA