Që nga viti 2010 asnjë qeveri e Kosovës nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katërvjeçar, e kjo ka sjelle mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përveç efekteve politike, organizimi I shpeshte I votimeve, sipas organizatave joqeveritare, po i kushton edhe buxhetit të Kosovës me harxhimin e paplanifikuar të miliona eurove. Këtë vit, sic kujton Radio Evropa e Lire, në Kosovë u organizuan zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të atyre komunave

Për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati konfirmuar se ishin shpenzuar më shumë se 471 mijë euro. Aktualisht, Kosova nuk është në proces zgjedhor, por është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Bazuar në qëndrimet e shprehura, partitë politike janë deklaruar se i preferojnë zgjedhjet e parakohshme dhe po presin nga presidenti i Kosovës që te ndërmarrë veprimet e nevojshme kushtetuese e ligjore. Sipas llogaritjeve të para, këto zgjedhje, krahasuar me shumën e shpenzuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, mund t’i kushtojnë Kosovës nga 4 deri në 5 milionë euro, shume kjo e konsideruar aspak e vogël.

Në anën tjetër, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2019 nuk është vit zgjedhor dhe se në Ligjin për buxhet të këtij viti nuk ka mjete të planifikuara për mbajtje të zgjedhjeve.

Sipas Artan Muratit nga Instituti Demokratik i Kosovës, po të shfrytëzohej një shumë e tillë e parave për çështje të tjera, me theks të veçantë për investime ose për projekte kapitale, do të ishte mese e mirëpritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA