A do të marrë pjesë Izraeli në Eurovision? Transmetuesit kombëtarë shqyrtojnë çështjen mes kërcënimeve për bojkot Los Angeles është pushtuar nga karkalecat dhe situata duket nuk ka për t’u zgjidhur brenda ditës. Insektet që kanë trembur vendas e turistë, kanë vërshuar masivisht nëpër qytet gjatë migrimit të tyre drejt veriut.
Sipas eksperteve, gjendja mund të vazhdoje të paraqitet e tillë për javë të tera.
Tufat e karkalecave kanë qenë aq të mëdha në disa raste, sa autoritetet janë detyruar të paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për ulje te shikueshmërisë në rrugë.
Specialistët mendojnë se popullata e karkalecave mund të ketë marrë hov nga pranvera e lagësht, me një nivel më të lartë reshjesh shiu se zakonisht.
Ndonëse të padëmshme për njerëzit, këto insekte mund të bëhen mjaft shqetësuese; karkalecat do te vazhdojnë të qëndrojnë edhe per ca kohë në qytetin e mëkatit, përpara se të vazhdojnë rrugëtimin në veri, ndërsa vrulli i tyre është i vështirë për t’u kontrolluar.
“Ata hidhen e fluturojnë, ndaj barrierat që në vendosim për insekte të tjerë si buburrecat për shembull, në këtë rast nuk bëjnë punë. Janë gjithandej, por duket më shumë i tërheqin llapat neon”.
Vendasit kujtojnë një mësymje të ngjashme nga karkalecat përpara 6 apo shtatë vjetësh, e cila megjithatë sic thonë, nuk ishte e këtyre përmasave.
Top Channel