Dy shtetas janë janë mbytur në Durrës sot teska pushonin në plazhë. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale N.T rreth 50 vjeç e cila pasi u fut në det nuk u ndje mirë.

Ajo u nxor jashtë nga pushuesit por ndërroi jetë në spital për shkak të probleme shëndetësore. Dyshohet se 50 vjeçarja vuante nga zemra.

Ndërsa viktima tjetër është shtetasi me iniciale B.M 33 vjeç. Ai po bënte xhiro me motorr ne det ku është rrëzuar dhe mbytyr.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjet e plota të dy ngjarjeve.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra).

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA