Ndalesa e radhës e Verë dhe Portokalle është në Himarë, pas një turi të suksesshëm përreth Shqipërisë.

Aktorët e Portokallisë kanë argëtuar pushuesit e Vlorës, Sarandës Gjirokastrës, ka shkuar edhe më në veri në Peshkopi dhe Burrel për t’u ndalur sot në shëtitoren e Himarës në një natë plot humor dhe argëtim.

“Edhe për këtë vit turneut tonë po i vjen fundi. Në Himarë dhe Fier nesër për të mbyllur këtë eksperiencë fantastike që të kënaq kur i shikon sheshet e mbushura plot, shikuesin e kemi besnik. Dhe me modesti mund të them që portokalli mbetet 1 i spektakleve të humorit”, shprehet Xhemi Shehu.

“E veçanta e shfaqjes së Himarës është se këtu nuk është vetëm Himara, por e gjithë Shqipëria se ka pushues nga i gjithë vendi”, tha Salsano.

“Në këtë Verë dhe Portokalle vij me dy personazhe kaq të dashur për publikun”, thotë Dalinda.

“Po kënaqemi shumë për zotin. I mungojnë Himarës spektakle të tilla. Ne i simpatizojmë aktorët e portokallisë dhe është kaq bukur ti shohësh live”, shprehen qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA