“Turtle Fest” rikthehet në Dhërmi për të tretin vit radhazi me pjesëmarrjen e më shumë se 45 dj-ve, të cilët nuk do të jenë vetëm nga Shqipëria por nga vende të ndryshme të Europës. Event që do të zgjas tre netë, kështu që mos mungoni.

Mes shumë dj-ve, Jonida është një nga vajzat që ka thyer tabutë në vendin tonë të vogël me përfaqësimin e saj si dj në festën e breshkës.

“Që para tetë vitesh kur organizohej turtle doja të isha pjesë e tij, pasi është një festival I mirëorganizuar. Ndaj doja të thoja se jam mjaft e lumtur si dhe do kërkoja që të merrnin pjesë më shumë vajza dj në Shqipëri”, thotë Jonida Brahollari.

Nën tinguj të ndryshëm muzikor house, pop, regge, elektronike të rinjtë do të presin buzë detit daljen e diellit.

“Turltle ka lindur tetë vite më parë në një turtle kamping mes disa dj-ve miq që më pas u zgjerua. Bëhet fjalë për mbi 3 mijë pjesmarrës në tri netë”, thotë Rubin Beqo, organizator.

Ndërsa turistët shprehen:

“Po e shijoj shumë atmosferën këtu. Vij nga Anglia për herë të parë dhe jam e surprizuar.”

“Jam duke kaluar një kohë fantastike. Më pëlqen shumë muzika dhe sidomos ideja e festivalit në bregdet. Shumë e paqtë!”

“Vijmë nga Ferizaj, Kosovë, hera e parë në Turtle, por gjithçka shumë e bukur.”

“Çdo gjë ‘nice’. 1 në vit bëhet por është Turtle. Nuk e lë pa ardhur.”

Top Channel