Pas një pauze 16 vjeçare, qeveria federale amerikane vendosi rinisjen e ekzekutimeve të të dënuarve me vdekje. Pesë të parët në listë janë persona të dënuar pëe vrasje apo dhunime fëmijësh. Ekzekutimet e tyre janë planifikuar në dhjetor të vitit 2019 dhe janar të 2020-s.
Njoftimi rrëzon një moratorium joformal mbi dënimin me vdekje që nga koha e ekzekutimit të Louis Jones Jr në 2003-shin, një veteran i Luftës së Gjirit i cili vrau ushtaren 19 vjeçare, Tracie Joy McBride.
Vendimi i qeverisë federale të SHBA-së, për të rinisur ekzekutimet pas një dekade e gjysëm, tërhoqi kritikat e grupeve të të drejtave të njeriut, dhe udhëheqësve demokratë. Një sërë kandidatësh për nominimin demokrat në garën presidenciale të vitit 2020 kanë bërë thirrje që dënimi me vdekje të hiqet.
Në mesin e pesë të dënuarve që do të ekzekutohen gjatë kësaj periudhe është Lezmond Mitchell, i dënuar në Arizona për vrasjen e një gjysheje dhe mbesës se saj, Dustin Lee Honken, që ka qëlluar për vdekje pesë persona dhe Alfred Bourgeois, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij 2 vjeçe e gjysëm dhe me pas e vrau.
Top Channel