Kjo rrugë e cila gjarpëron mes maleve të Kelmendit, të çon në një destinacion turistik, i cili në gjatë vitet e fundit është transformuar plotësisht.
Çdo vit e më shumë turizmi malor është duke u zhvilluar në vendin tonë, edhe Tamarra, një fshat i vogël në Kelmend prej tre vitesh është duke u shndërruar në një qendër turistike.
Fshati i vogël buzë rrugës që fundin e saj e ka në Vermosh, ka edhe një histori të veçantë për emrin që mban.
Pjesë e traditës së malësisë janë edhe llojet e ndryshme të rakisë. Luk Naçaj vijon ta mbaj gjallë ketë traditë, duke e prodhuar nga bimë të ndryshme.
Edhe Lindita Shabaj, vijojnë të ruaj traditën e kulinarisë Kelmendase. Ajo është kuzhiniere, por në restorantin e vogël që ka, përgatit ushqimet me te cilat është rritur.
Fshati i vogël i cili ndodhet rreth 1000 poshtë majave të larta të maleve, ofron qetësinë dhe freskinë e alpeve shqiptare. Atje po vijohet me ndërtimet për të rritur kapacitetet akomoduese për turistët.
Top Channel