Peruja ishte vendi që pret Lojërat Pan Amerikane të këtij viti duke u bërë kompeticioni më i rëndësishëm që ky vend ka organizuar ndonjëherë në vendin e tij. Në mbrëmjen e së premtes është zhvilluar edhe ceremonia e hapjes së këtij evenimenti ku do të garojnë 7000 sportistë nga 41 vende.

E veçanta për edicionin  e këtij viti të Lojërave Pan Amerikane, ku skuadra e SHBA është favoritja për të fituar më shumë medalje, është se për herë të parë në programin olimpik të saj janë përfshirë edhe disiplinat sportive të bodybuilding, skateboardit dhe surfiy.

Nga 61 disiplina sportive, 21 prej tyre do të shërbejnë edhe si gara kualifikuese për Lojërat Olimpike të Tokios së vitit të ardhshëm. Dy edicionet e fundit të Lojërave Pan Amerikane në 2011 dhe 2015 u zhvilluan në Guadalajara dhe Toronto.

Lojërat Pan Amerikane është një eveniment që organizohet nga Panam Sports Organizations dhe është në edicionin e tij të 18. Zhvillimi  i këtij kompeticioni nisi në vitin 1951 dhe vendi organizator ishte Buenos Airesi në Argjentinë, ndërkohë që në 2 raste ky eveniment është pritur nga SHBA.

Top Channel