Policia në Florida ka publikuar pamjet e arrestimit të 25 pedofilëve që u kapën gjatë një operacioni blic, që kishte si qëllim goditjen online të abuzueseve me fëmijë. Pedofilët akuzohen për tentativë të marrëdhënieve seksuale me fëmijët.
Agjentët e policisë bënë disa muaj hetime. Ata u paraqiten si të mitur në faqet e medieve sociale dhe aplikacionet online, ku të dyshuarit angazhohen në biseda seksualisht eksplicite me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke menduar se kishin të bënin me fëmijë.
Burrat bënë disa km rrugë me synimin për të pasur marrëdhënie seksuale me një fëmijë, por atje u përballën me policinë dhe u arrestuan.
‘Burrat e arrestuar gjatë këtij operacioni arritën të futeshin në shoqëri me fëmijët duke zhvilluar një besim nëpërmjet premtimeve për t’i shfrytëzuar ato për qëllime seksuale.
Një operacion i ngjashëm në vitin 2018 çoi në arrestimin e 21 individëve. Më shumë se 100 persona janë arrestuar në operacione që datojnë që në vitin 2013.
Top Channel