Lufta kundër informalitetit është fokusuar në vijën bregdetare, pikërisht në sektorin e hoteleri-turizmit. Pronarët e hoteleve nxitojnë për t’u regjistruar pranë faqeve online të hoteleve, ku turistët mund të bëjnë rezervimit. Por ata refuzojnë t’i regjistrojnë subjektet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Burimë për Top Channel thonë se në prefekturën e Durrësit janë të regjistruar 77 hotele me 3805 shtretër. Ndërkohë nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në booking.com për të qendruar një natë në Durrës na rezultojnë 177 hotele, që do të thotë është dyfish më i lartë se numri i hoteleve të regjistruar në QKB.
Mundësitë janë të shumta në këtë faqe mund të gjejmë nga hotele me 5 yje e deri tek apartametet e thjeshta dhe çmimet variojnë nga 4 mijë deri në 14 mijë lek të reja nata.
Se cilët hotele janë të regjistruar në QKB një gjë të tillë duhet ta verifikojë grupi I hetimit tatimor.
Top Channel