Në këtë periudhë merkatoje klubet evropiane, mes të cilave edhe ato shqiptare janë duke bërë lëvizjet e tyre ku përveç blerjeve të reja ka edhe largime.
Është ky rasti i Teutës që në dy ditët e fundit bëri të ditur mbylljen e bashkëpunimit me 3 prej futbollistëve të saj. Njëri prej tyre është pikërisht portieri Isli Hidi i cili zgjidhi kontratën në mënyrë konsensuale me skuadrën durrsake pas sfidave në Europa League.
Isli Hidi 39 vjeçar iu bashkua Teutës sezonin e kaluar duke zhvilluar më të 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet. E njëjta histori edhe për Gerhard Prognin dhe Tomislav Busic.
Në rastin e mesfushorit dhe sulmuesit, që ashtu sikurse dhe Hidi iu bashkuan skuadrës sezonin e kaluar, kemi të bëjmë me një përfundim të kontratës dhe mosrinovim të saj.
Gjithsesi Teuta nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale i falenderoi të 3 lojtarët për kontributin e tyre dhe u uroi sukses për të ardhmen.
Top Channel