Policia e Elbasanit ka parandaluar një krim në familje, ku 36-vjeçari ka kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj. Sipas burimeve zyrtare ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtëpinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë  informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA