Atletiko Madrid nuk është kursyer aspak në derbin e Madridit kundër Real Madrid në ndeshjen miqësore parasezonale që u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar me rezultatin 7 me 3 ku si një derbi nuk i mungoi asgjë, madje as kartonat e kuq.

Atletiko Madrid e nis shumë mirë sfidën duke shënuar që në minutën e parë. Diego Costa me një gjuajtje të bukur e ndihmuar pak nga devijimi i Ramos mposht portierin Courtois dhe hap serinë e golave.

Në minutën e 8 mbrojtja e Realit tërësisht e hutuar i jep mundësi blerjes së re të Atletikos, Felix të shënojë golin e dytë. Dy golat e shpejtë e hutuan Realin i cili nuk po dinte si ti reagonte presionit të ekipit kundërshtar. Nga presioni një nga futbollistët e Realit humb topin në hyrje të zonës duke i dhënë mundësinë Correa-s që në minutën e 19 të shënojë të tretin.

Në minutën e 28 shfaqet përsëri Costa duke e çuar takimin në 4 me 0. Në fund të pjesës së parë Isco shkakton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Costa. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 5-0.

Në të dytën Reali bën disa ndryshime. Siç duket as ndryshimet nuk e ndryshojnë lojën e Realit, ç’ka solli edhe golin e 6 po nga Costa në minutën e 51. Real Madrid shënon me anë të Nachos në minutën e 59.

Në minutën e 65 Carvajal shkakton faull ndaj Lemar dhe ka një zënkë të ashpër me Diego Costan. Albitri nuk heziton dhe i nxjerr jashtë të dy futbollistët.

Nacho fiton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Benzema në minutën e 85. Në fund të takimit një aksion i Real Madrid kthehet në gol nga Sanchez.

Me shifrat 7-3 do mbyllet i gjithë takimi, ku Reali ishte shumë dobët dhe larg pritshmërive, ndryshe nga Atletiko që siç duket me blerjet e reja do të jetë një pretenden kryesore në Spanjë por edhe në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA