Wake Up/Emisioni mëngjesit në Top Channel rikthehet në shtator me disa risi
26/07/2019 13:34
Të ftuarit special këtë mëngjes të Isli Islamit, në “Wake Up” ishin stafi i emisionit që çdo ditë ri mbrapa kamerave duke siguruar mbarëvajtjen e programit.
Ashtu të gjithë mes batutash dhe falenderimesh, mbyllën për këtë vit sezonin duke njoftuar se do të rikthehen sërish në shtator me risi, duke i premtuar publikut se do të qëndrojnë më gjatë me ta, nga ora 7-10.
Gjatë bisedës nuk mungoi dhe përshëndetja nga Himara e moderatores Ori Nebijaj, e cila së bashku me stafin do iu zgjojnë sërisht pas pushime verore.
Top Channel