Finalizohet në Durrës operacioni policor i koduar “Porosia e fundit”, ku janë arrestuar dy persona në flagrancë për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre “.

Në pranga ka rënë shtetasit A. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës, me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD sh.a., Durrës, sepse me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.

Personi tjetër i arrestuar është shtetasi S. P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, sepse ky shtetas vidhte ujë në tubacionin e UKD sh.a., Durrës, duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës në ngarkim të shtetasit  A. Gj., për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”, si dhe në ngarkim të shtetasit S. P., për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA