Foto Ilustruse

Një sasi lënde eksplozive i është hedhur derës së një lokali në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës raportojnë se ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Komuna e Parisit”.

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të vogël lënde plasëse në derën e lokalit. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e  ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po mbledh prova për zbardhjen e motiveve të sulmit.

Mësohet se pjesë e  hetimeve do të jetë edhe marrja në pyetje e pronarit të lokalit dhe të afërmeve të tij. Ende nuk dihet motivi i vendosjes së lëndës plasëse dhe policia po heton për konflikte që pronari ka pasur në të kaluarën apo konkurrenca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA