Nëse e ardhmja e italianëve nuk mendohet dot pa makaronat, disa ndryshime ato do t’i pësojnë. Mendohet se në rrjedhën e viteve, përbërësve të tyre do t’i shtohet edhe mielli i insekteve e algave si spirulina.
Deklaratën e bëri vetë sekretari i unionit Italian të ushqimit, Luigi Cristiano Laurenza, në kuadër të World Pasta Day, ku u paraqiten tendencat deri në 2050-ën. Duket se makaronat tradicionale me salcë domatesh, do të vazhdojnë t’i rezistojnë kohës, por do të hyjnë ndërkohë edhe përbërës të rinj, të frymëzuar nga ideja e një ushqimi të shëndetshëm, të thjeshte e biologjik.
Ndryshimet duket nuk prekin vetëm përbërjen e makaronave apo përgatitjen e tyre. Të dhënat tregojnë se sektori italian i tyre mban vendin e parë me 3,3 milionë tonelata prodhim, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara, megjithatë Turqia dhe Brazili ndërkohe duket se po avancojnë drejt “pushtimit”, të tregjeve të reja.
Industria turke, siç thonë mediet italiane, është rritur gjatë 5 viteve të fundit me 77%.
“Nëse 10 vjet me parë makaronat turke as që krahasoheshin me ato tonat,-shpjegon Laurenza-, sot e kanë ngushtuar hendekun aq shumë, sa krahasimi nuk mund të konsiderohet më si krejtësisht i pavend.
Top Channel