Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë: Hap derën! Dele jemi ne?! 23/12 11:18
Kova të mbushura me gjymtyrë njerëzore, një frigorifer plot me gjenitale mashkullore, dhe koka e një gruaje e qepur në trupin e një mashkulli.
Këto ishin pamjet e tmerrshme, si nga filmi “Frankeshtajn”, që panë agjentët e FBI-së teksa kontrolluan një qendër për dhurim organesh në Arizona, SHBA.
Bastisja e klinikës “Biological Resource Center” u bë në vitin 2014, pas një hetimi kombëtar në lidhje me trafikun e paligjshëm të organeve, por këto detaje u nxorën gjatë hetimit që po bëhet së fundmi.
Kufomat e përdorura ishin marrë nga njerëz që kishin pranuar ta dhuronin trupin për qëllime shkencore. Dhjetëra familjarë janë mbledhur në padi kundër klinikës, për të kërkuar drejtësi për të afërmit e tyre.
Top Channel