Kjo anije e largoi kryeministrin Edi Rama, bashkë me ministen Belinda Balluku disa qindra metra larg kalatës qëndrore të portit të Durrësit në thellësi të detit, për të parë punën e nisur për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës.
“Nëse aktualisht në Portin e Durrësit anijet hyjnë me zhytje 7.5 metra, mendohet që me thellimin që do bëjmë deri në 10.45 metra, atëherë do rrisim kapacitetin e hyrjes së anijeve dhe është një leverdi e madhe ekonomike, sepse duke ardhur anije me kapacitete të mëdha, edhe prurjet do jenë të mëdha”, thotë inxhinieri.
Thellimi i basenit të Portit të Durrësit thotë ministria Balluku, do t’i japë një shtysë të madhe ekonomisë së vendit, pasi do të përpunojë anije më të mëdha mallrash.
Krahas thellimit në det, meraku kryeministrit u lidh me pjesën integrale të portit, terminalin e kroçiereve.
“Terminali i korçiereve është i domosdoshëm. Ai e transformon komplet situatën dhe hap rrugë një projekti të jashtëzakonshëm për Durrësin, sepse ai andej, me idenë tjetër që kemi për ta nxjerrë qytetin në breg, duke ndërtuar një marinë turistike, do jetë ndryshim historik”, tha Rama.
Top Channel