Devoll/ Konstituohet këshilli në zyrat e prefekturës. PD protestë te bashkia (video)
26/07/2019 10:47
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pati jo pak kundërshtime nga opozita, e cila vazhdon të mos njohë rezultatet dhe kandidatët.
Në bashkinë Devoll bëhet sot konstituimi i parë i një këshilli bashkiak pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Por në këtë bashki që drejtohet deri tani nga një kryetar i djathte, zgjedhjet e reja nuk njihen.
Ndaj mbështetësit e Pd janë grumbulluar para bashkisë.
E ndërsa kreu aktual i bashkisë Bledion Nallbati u shpreh se ata nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit, dhe se sipas tij nuk do lejohet uzurpimi i bashkisë.
Ai tha më tej se 30 qershori nuk njihet, pasi u anulua nga Presidenti.
Top Channel