Aktorja e njohur Raimonda Bulku ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në reagimin e saj të parë, të cilin e shpërndau edhe kryeministri Edi Rama në Facebook, ajo shkruante se “Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë”.

Por në një sqarim tjetër, në Instagram Bulku thotë se ajo vërtet dëshiron një teatër të ri, por pa prishur të vjetrin.

“Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe më vjen keq që mungoj të jem mes kolegësh në teatër”, shkruan ajo.

Reagimi i dytë

Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!

Ruaje historine!

Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA