Kosova nderon ish presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Në Prishtinë u organizua një turne futbolli mes legjendave të futbollit kosovar, të Maqedonisë së Veriut dhe Flamurtarit të Vlorës, që është një nismë e ish futbollistit legjendar të flamurtarit, Vasil Ruçi.

Familjarë dhe miq të shumtë të Fadil Vokrrit ishin të pranishëm në këtë eveniment. Legjendat e futbollit vlonjat Vasil Ruci dhe Kreshnik Cipi iu dorëzuan familjarëve fanelën me nr.9 dhe një foto të tij pikërisht në stadiumin Flamurtari ku u zhvillua edhe sfida mes Flamurtarit dhe Partizanit të Beogradit.

Turneu përkujtimor Fadil Vokrri ku morën pjesë veteranët e skuadrave të Prishtinës, Flamurtarit, Llapit dhe Shkëndijës tashmë pritet të kthehet në një traditë për ta rritur akoma më shumë legjendën e kësaj figure të njohur të futbollit kosovar.

Top Channel