Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi sot mbledhjen për verifikimin e kandidatëve për vendet vakant për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në njoftimin për mediet bëhet e ditur se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi lijimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si:

Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi
Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës
Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi
Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës
Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
Anila Guri (Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi
Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi
Dedë Kasneci, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës
Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi
Ilir Mustafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës
Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës
Vladimir Gërmenji, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës
Po ashtu, KED vendosi lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

Altin Hazizaj
Mimoza Qinami

KED vendosi lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA