Janullatos te Mitsotakis, kryeministri grek: Mbështetje Kryepeshkopit në trajtimin e problemeve të Kishës
25/07/2019 22:15
Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka pritur në takim kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos. Në takimin e zhvilluar në Athinë, Mitsotakis thotë se i ka dhënë mbështetje Janullatosit në trajtimin e atyre që i quan “problemet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë”.
“Me Kryepeshkopin fisnik të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas. Ai ka të gjithë mbështetjen time në përpjekjet e tij për të trajtuar problemet e Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe për të siguruar funksionimin dhe zbatimin e duhur të punës së saj”, është shprehur kryeministri Mitsotakis.
Top Channel