Historitë e shpëtimit të jetëve në det nuk mungojnë edhe pse vrojtuesit e plazhit nuk janë të shumtë në numër në brigjet tona. Në një vijë prej 2 kilometrash në Vlorë, 3 vrojtues ndajnë historitë e tyre. Kledion Çeloaliaj tregon për rastin e fundit që ka shpëtuar
Antonio Latifaj punon vetëm prej një muaji dhe i rastisi të shpëtojë një vajzë, të cilën e kishte zënë gjumi në dyshek më ajër dhe kur është zgjuar larg nga bregu e zuri paniku.
Një tjetër vëzhgues plazhi, Arjan Haxhiraj tregon si ka shpëtuar një të moshuar në det me dallgë.
Vrojtuesit nga eksperienca e tyre u bëjnë thirrje plazhistëve të kenë kujdes, pasi e keqja siç thotë populli ndodh sa hap e mbyll sytë.
Në plazhet ku ka vrojtues paralajmërim për rrezikun e tregojnë dhe flamujt në ngjyrë të verdhe dhe të kuqe të cilëve iu duhet t’ua vënë veshin edhe notarët më të zot.
Top Channel