“Mik festival” është çelur në edicionin e tij të dytë me një mbrëmje kushtuar piktoreve të para shqiptare motrave Zengo.

Pasardhësit e tyre familja Papadhimitri kanë sjellë një mbrëmje koncertore duke interpretuar pjesë nga repertori shqiptar dhe botëror për artdashësit korçarë.

Artistët kanë ndarë emocionet e tyre për këtë mbrëmje të veçantë, por edhe për festivalin i cili do të zgjasë 5 netë duke sjellë artistë të shumtë dhe muzikën ndërkombëtare në Korçë.

“Mik Festival” për 5 mbrëmje radhazi do të sjellë mbrëmje koncertore në teatrin e Korçës dhe Pazarin e Vjetër.

Në këtë edicion të dytë mbi 100 artistë do të sjellin interpretime virtuoze në instrumente, por nuk do të mungojë as baleti, dj dhe interpretime të tjera.

Top Channel