Dinastia Maldini ka kapluar Milanin. Dje ishte brezi i tretë i kësaj dinastie që debutoi me ekipin italian.

Daniel Maldini, djali i Paulo Maldini dhe nipi i Cesare Maldini debutoi dje në ndeshjen miqësore kundër Bayern Munich. 17 vjeçari po ndjek gjurmët e babait dhe gjyshit të tij për tu bërë një legjendë e ekipit italian.

Një dekadë nuk mund të kalojë pa një Malidni në ekip. Anësori 17 vjeçar është një ndër talentet më në zë të botës së futbollit.

Në ndeshjen kundër Bayern që Milani e humbi 1-0 Daniel Maldini u fut në fushë nga bankina dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.

FOTO GALERI
1/3
Daniel Maldini. Debutoi dje në ndeshjen kundër Bayern Munich

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA