Bastuni i një prej të mbijetuarave të Titanikut është shitur në ankand për 62,500 dollarë.
Bastuni i përkiste Ella Ëhite dhe oferta e parë për të shkoi në 50.000 dollarë. Presidentja e shtëpisë së ankandit “Guernsey”, Arlan Ettinger kishte shpresuar se do ta shiste për një vlerë më të madhe. Para vlerësimi për këtë shkop “magjik” duhet thënë se ishte 300.000-500.000 dollarë. Bastuni që është mbajtur Ella Ëhite gjatë udhëtimit të saj me anijen më të famshme në botë ka një histori interesante nga pas. Në librin e Ëalter Lord ku shkruhet mbi mbytjen e Titanikut dhe seancat hetimore që u zhvilluan për të zbuluar shkaqet, thuhet se bastuni i Elles ishte”sinjalizuesi” që lajmëroi varkat e shpëtimit, pasi bastuni kishte në kokën e tij një dritë sinjalizuese për raste rreziku. Ella Ëhite vdiq në vitin 1942 në moshën 85 vjeçare.
Top Channel