Caleb Ewan shkëlqeu sërish në Turin e Francës. Çiklisti australian fitoi etapën e 16 të këtij kompeticioni 177 km e gjatë, e mbajtur në Nim, një fitore që është e dyta për të në këtë edicion të Grande Boucle.

Etapa u zhvillua në kushtet e një moti të nxehtë me Ewan që e kaloi i pari vijën e finishit pas sprintit final me kohën 3 orë 57 minuta e 8 sekonda, duke lënë në vendin e dytë dhe të tretë Elia Vivianin e holandezin Groenewegen ,të dy me të njëjtën kohë me Ewan.

Kampioni në fuqi i Turit të Francës, Geraint Thomas pati probleme gjatë kësaj etape teksa u rrëzua në tokë gjatë një kthese, një rrëzim ky që nuk pati pasoja të rënda për të duke qenë se Thomas u negrit menjëherë për të vijuar garimin.

Pas etapës së 16, Renditja e përgjithshme e Turit të Francës vazhdon të kryesohet nga Julian Alaphillipe, i ndjekur në vendin e dytë nga Thomas me 1 minutë e 35 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin është Steven Kruijswijk.

 

 

Top Channel