Federika Pelegrini firmosi një poker sensacional fitoresh në botërorin e Notit që po zhvillohet në Korenë e jugut, duke marrë medaljen e artë në garën e 200 metrave në stil të lirë.

Sportistja italiane përsëriti suksesin që kishte provuar më parë në 2009, në 2011 dhe 2017, pas një gare fantastike në të cilën u përlot në pishinë dhe la pas rivalet e forta, Titmus dhe Sjostrom.

Dominimi i notarëve italianë u regjistrua edhe në garën e 800 metrave me Gregorio Paltrinelin që mori kohën më të shpejtë. Sportisti nga Apeninet mori medaljen e artë duke dominuar madje ndali kronometrin në 7 minuta 39 sekonda e 27 të qindtat, rekord i ri europian.

Emocionet ishin më të shumta kur në pishinë zbritën pretendentë për fronin e garës në 200 metra stil flutur, aty ku në mënyrë surprizë, fitoi hungarezi Kristof Milak. Notari europian vendosi një rekord të ri botëror, duke kaluar arritjen e legjendës Majkëll Felps.

Top Channel