Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përplasjen te Teatri Kombëtar midis protestuesve dhe policisë. Meta e konsideron ngjarje të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet me artistët.
Presidenti i bën thirrje policisë që “të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht.”
Shembja e teatrit, Basha: Nuk e lejojmë! Jemi me aktorët
Malaj thirrje Majkos dhe Braçes: Nxirrni vendim për mos-prekjen e teatrit, të reagojë edhe Ruçi
Reagimi i Metës
Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.
Top Channel